Ja pse vazhdova kontratën me PSG-n

Futboll 15 Prill 2019 18:51

Angel Di Maria ka nënshkruar tash së fundmi kontratën e re te PSG.

Di Maria ka zbuluar se përse vendosi ta rinovonte kontratën me parisienët.

Sulmuesi argjentinas bëri të ditur se ai vendosi të qëndronte te skuadra franceze, pasi dëshiron ta fitojë Ligën e Kampionëve.

“E nënshkrova kontratën e re pasi dua të jem këtu, dua ta fitoj Ligën e Kampionëve”, tha fillimisht Di Maria.

“Ky oshte objektivi im kur erdha këtu, andaj dua të qëndrojë sa më gjatë që të mundem.

“Klubi e di dëshirën time që ta përfundoj karrierën time, por gjithçka varet nga ata.”, ka shtuar më tej argjentinasi./Insport