Ja sa futbollist priten të largohen nga Real Madridi!

Futboll 15 Prill 2019 19:49

Pritet të ketë revolucion tek Real Madridi i Zinedine Zidanes.

Shumë lojtarë priten të largohen nga ”Los Blancos” verën që po vjenë.

Tri herë radhazi kampionët e Evropës nën drejtimin e Zidanes do të tentojnë që ta ripërtërijë grupin.

Flitet për largime të rëndësishme të lojtarëve me emër nga klubi.

Raphael Varane, Toni Kroos, Marcelo e Gareth Bale, janë emrat që lakohen më shumë.

AS ka zbuluar se cilët janë nëntë lojtarët më të rrezikuar për largim.

Real Madridi mund të fitojë një shumë të madhe parash me shitjen e këtyre lojtarëve, që do të investoheshin në emra të rinj.

 

Raphael Varane – mbrojtës- 25 vjeç

Vlera: 80 milionë euro

Toni Kroos – mesfushor – 29 vjeç

Vlera: 80 milionë euro

Jesús Vallejo – mbrojtës – 22 vjeç

Vlera: 10 milionë euro

Gareth Bale – sulmues – 29 vjeç

Vlera: 70 milionë euro

Marcelo – mbrojtës- 30 vjeç

Vlera: 35 milionë euro

Mariano Díaz – sulmues- 25 vjeç

Vlera: 20 milionë euro

James Rodríguez – mesfushor sulmues – 27 vjeç

Vlera: 80 milionë euro.

I huzuar te Bayern Munich, që e kanë drejtën e blerjes për 42 milionë euro

Isco – mesfushor – 26 vjeç

Vlera: 60 milionë euro

Mateo Kovacic – mesfushor – 24 vjeç

Vlera: 35 milionë euro. Huazim te Chelsea./Insport