Ja sa het-trika ka realizuar Cristiano Ronaldo gjatë karrierës së tij

Futboll 16 Prill 2022 18:17

Një ndër lojtarët më të mirë të historisë së futbollit, Cristiano Ronaldo sot realizoi hat-trick ndaj Norwich Cityt në fitoren e Manchester United me rezultat 3-2, ai kështu realizoj het-trikun e tij të 60’të në karrierë.

Ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo me tre golëshin e tij sot mban shpresat gjallë për ‘Djajtë e Kuq’ që të arrijnë të pozicionohen në fund në vendin e katërt dhe në sezonin e ardhshëm të marrin pjesë në Uefa Champions League.

Ai sot ka realizuar het-trikun e 60’të të karrierës së tij profesionale për klube dhe në nivel Kombëtaresh, kurse është i 50’ti në nivel të klubeve, derisa goli i sotëm nga goditja e dënimit është i 58’ti në karrierën e tij.

Këtë sezon Ronaldo ka gjetur portën me skuadrën e Ralf Rangnick gjithsej 21 herë, duke qenë lojtari më meritor që United janë ende në luftë për një vend të katërt

-->