Ja sa kërkon Man.United për Paul Pogban

Futboll 17 Prill 2018 12:50

Skuadra më e suksesshme angleze, Manchester United, e nisi sezonin me pretendime të mëdha si në Premier League, e po ashtu edhe në Champions League, por kur kanë mbetur vetëm edhe pak javë nga fundi i sezonit, “Djajtë e Kuq” kanë dështuar në të dy krahët.

E vetmja mundësi për United që ta përmbyll këtë sezon më një trofe, ka mbetur gara e FA Cup, ku janë në gjysmëfinale dhe këtë të shtunë do të përballen me Tottenham Hotspur.

Sipas shtypit anglez, në shënjestër për dështimet e United këtë sezon, është vendosur mesfushori francez Paul Pogba, për të cilin “Djajtë” paguan një shifër të madhe për ta rikthyer në “Old Traffrod”.

Jose Mourinho prej kohësh, nuk po e aktivizon 25 vjeçarin rregullisht, kurse ai u zëvendësua në ndeshjen e fundit të Manchester United të dielën, të cilën e humbën në shtëpi nga skuadra e fundit e Premier League, West Bromwich Albion dhe trajneri portugez pas ndeshjes kritikoi të gjithë lojtarët për një paraqitje më shumë se të dobët sipas tij.

Madje Pogba, pritet që të mos jetë fare në formacionin e parë të mërkurën kundër Bournemouth, e në pikëpyetje për të është edhe ndeshja gjysmëfinale e të shtunës në Kupën FA.

Mes palëve (Mourinho dhe Pogba), ka nisur një luftë e ftohtë, pavarësisht se trajneri portugez e ka mohuar këtë gjë gjatë gjithë kohës.

Madje është arritur deri aty, sa të theksohet se tashmë Manchester United, ka vendosur çmim për mesfushorin francez.

Sipas tabloidit “Daily Mail”, “Djajtë e Kuq”, janë duke kërkuar 103 milionë euro për kartonin e përfaqësuesit të Francës, shifër që do të kompensonte atë që Manchester United shpenzoi për ta blerë nga Juventusi 25 vjeçarin, në verën e vitit 2016.

“Daily Mail”, vazhdon duke theksuar se përveç Paul Pogba, në listën e të larguarve nga Manchester United, duket se janë edhe Anthony Martial, për të cilin ka interesim nga Juventus e Bayern Munchen dhe dy mbrojtësit, italiani Matteo Darmian dhe holandezi Daley Blind. /Insporti.com

-->