Ja sa kushton bileta për ndeshjen PSG – Real Madrid

Futboll 06 Mars 2018 11:01

Se ndeshja që zhvillohet sonte në mes Paris Saint-Germain dhe Real Madrid ka zgjuar interesim të madh, kjo tanimë dihet.

Por, se një biletë për të parë këtë ndeshje, shkon edhe në shifra marramendëse edhe kjo mund të ndodh.

Normalisht që për ndeshje të tilla, funksionojnë të gjitha mënyrat e blerjes/shitjes së biletave, që nga ato online e deri tek shitja e tyre në tregun e zi.

Madje është raportuar se ka nga ata persona që e kanë paguar një biletë për këtë ndeshje edhe deri në 7.300 euro.

Ky çmim edhe mund të paramendohej për një finale të Ligës së Kampionëve, por pak kush mund ta imagjinojë që kjo shifër të arrijë për takimin e 1/8 së finales në Champions. /insporti.com

 

-->