Ja sa vlejnë sot 2% të aksioneve të LeBron James tek Liverpool

Futboll 04 Maj 2018 22:10

Basketbollisti i Cleveland Cavaliers, LeBron James, është një nga sportistët më të pasur në botë, me të ardhura vjetore afro 72 milionë euro.

Si të mos mjaftonin gjithë këto të ardhura, për t’ia shtuar pasurinë edhe më shumë super yllit 33 vjeçar të NBA, ka menduar edhe skuadra angleze e Liverpool.

Shtatë vite më parë, James kishte investuar 5.4 milionë euro, duke blerë 2% të aksioneve në klubin anglez të Liverpool.

Mirëpo, deri më sot, e posaçërisht për shkak të ecurisë fantastike të Liverpool në Champions League, aksionet prej 2% që i zotëron LeBron James te “Reds”, aktualisht kanë vlerën prej 28 milionë euro. /Insporti.com

-->