Ja se çfarë bën Rashica gjatë kohës së karantinës (FOTO)
Futboll
19 Mars 2020
19:15

Epidemia e ‘koronavirus’ e njohur ndryshe si ‘Covid-19’ ka ndaluar për disa çaste gjithë botën e sportit.
Kampionatet respektive gjithandej Evropës janë ndërprerë, teksa futbollistët janë mbyllur në shtëpitë e tyre për të bërë karantinën e nevojshme, pasi që stërvitjet në mënyrë të organizuar tashmë janë pezulluar, shkruan Gaztasheshi.com.
Shumë prej futbollistëve janë duke u stërvitur në mënyrë individuale dhe në mesin e tyre nuk kishte se si të mos mungonte edhe ylli i Kosovës, Milot Rashica.
Nexhmedin Rashica, babai i Milotit, përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka treguar po stërvitet bashkë me djalin e tij.
Të dy shihen në Bremen, derisa Miloti po tenton ta ruaj formën e tij fizike.