Ja shuma marramendëse që Tyson Fury kërkon për një duel ndaj Joshua

Boks 27 Shkurt 2020 11:27

John Fury, babai i boksierit britanik Tyson Fury, u shpreh se për një duel ndaj Anthony Joshua djali i tij do të kërkojë një shumë prej 250 milionë dollarësh. Këtë kërkesë Tyson do t’ia paraqesë Eddie Hearn, promotorit të Joshua.

“Nuk do ta shesim veten kaq lirë. Ne e dimë se sa vlen kjo sdë, se sa vlen Tyson, ndaj do të kërkojmë 250 milionë dollarë për të dueluar me Joshua dhe unikuar titujt kampionë bote në peshën e rëndë”, tha John Fury.

Fury, 30 tore e 1 barazim në karrierë, mori titullin kampion bote në peshën e rëndë në kategorinë WBC pas tores me “KO teknik” në raundin e shtatë ndaj Deontay Wilder. Ndërkohë që Joshua mban titujt e kategorive IBF, WBA dhe WBO.

“Tyson është numri 1 në peshën e rëndë, ndaj ka të drejtë të diktojë rregullat për një përballje me Joshua. Kjo është një përballje që ka shumë të ardhura, ndaj të gjithë duhet të vlerësohen ashtu si duhet. Gjithashtu, ne duam që kjo përballje të zhvillohet në Britaninë e Madhe”, tha John Fury.

-->