Ja si do të duket Anfield Road pas zgjerimit të kapacitetit

Futboll 12 Shkurt 2020 21:16

Liderët e Premierligës kanë publikuar disa fotografi me formën e re që do të marrë stadiumi i tyre.

Me ndërhyrjet, ‘Anfield Road’ do të ketë pak më shumë se 61 mijë ulëse, nga 54 mijë sa ka aktualisht.

Stadiumi i Liverpoolit do të bëhet i treti më i madhi në Premierligë, pas atij të Manchester United dhe Tottenham.

Faza e dytë e konsultimit do t’u jap mundësinë banorëve lokal, bizneseve, tifozëve dhe ndonjë pale tjetër të interesuar të japin komentet e tyre, para se të vazhdohet tutje.


-->