Ja si e festoi Cana golin e Xhakës

Futboll 11 Mars 2019 12:43

Granit Xhaka zhvilloi një ndeshje të mirë në fitoren e Arsenalit 2:0 kundër Manchester Unitedit.

Ylli shqiptar shënoi një supergol në minutën e 12-të, duke mahnitur tifozët e pranishëm në Emirates Stadium.

Për golin e reprezentuesit të Zvicrës, është gëzuar dhe ish kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana.

Në rrjetin social, Instagram, Cana ka postuar një fotografi të Granit Xhakës, duke shtuar edhe disa ‘emoji’ me shqiponjë. /Insporti.com/