Ja si e festojnë avancimin tutje tifozët e Rusisë (Video)

Futboll 20 Qershor 2018 10:24

Fitorja e mbrëmshme e Rusisë ndaj Egjiptit, në ndeshjen e dytë në kuadër të Grupi A në Kampionatin Botëror, e pozicionoi nikoqirin e Kupës së Botës në vendin e parë brenda grupit me 6 pikë të plota në dy ndeshje, çka do të thotë se Rusia avancon edhe zyrtarisht më tutje nga faza e grupeve.

Me këto dy fitore, e para kundër Arabisë Saudite (5-0) dhe ajo mbrëmë, që ishte e dyta kundër Egjiptit (3-1), bëri që Rusia të befasoj, pasi pak kush kishte besuar se Rusia do ta kishte aq lehtë në këto dy ndeshje, e sidomos kundër Egjiptit të Mohamed Salah.

Për këtë arsye, tifozët e Rusisë mbrëmë pas fitores dhe avancimin përtej fazës së grupeve, dolën në Moskë dhe gjithandej, për të festuar.

Shikoni pamjet më poshtë, për ta parë mënyrë e pazakontë të festimit të fitores së dytë të Rusisë, nga tifozët rus. /Insporti.com

 

 

-->