Ja si motivohet futbollisti belg për të luajtur në Botëror

Sulmuesi i Napolit dhe kombëtares së Belgjikës, Dries Mertens, ka një motiv të veçantë për të luajtur në Kupën e Botës “Rusia 2018”.
Një kompani belge u ka ofruar konsumatorëve televizione të reja në formë rimbursimi, nëse përfaqësuesja e Belgjikës arrin së paku të shënon 16 gola në Botëror e Rusisë.
Për momentin ata janë në rrugën e duhur duke qenë skuadra më efektive pas fazës grupore të kampionatit dhe Mertens është ndër më të merituarit e këtij suksesi.
“Miqtë e mi kanë blerë ekrane televizive dhe mendoj për këtë. Me cilësitë e Lukakut dhe Hazardit, konsideroj se ne mund të shënojmë shumë gola gjatë kampionatit botëror. Gjithçka po shkon në mënyrë të përkryer dhe ne dëshirojmë të japim shumë gola”, tha Mertens.
Belgjika gjithashtu e konfirmoi pjesëmarrjen e saj në çerekfinale, pas triumfit kundër Japonisë me rezultat 3:2 në 1/8-ën e finales, megjithëse ishte në disavantazh prej dy golave fillimisht.
Për momentin, Mertens dhe shokët e skuadrës kanë arritur 12 gola, katër më pak se sa duhet, që miqtë e Dries të marrin paratë që kanë investuar në ekranet televizive.
Ndryshe, Belgjika takimin e radhës, atë të çerekfinales, e luan të premten më 6 korrik, kundër Brazilit. /Insporti.com