Ja si përfundoi meçi  Khabib vs Poirier (VIDEO)

Boks 07 Shtator 2019 23:02

Khabib Nurmagomedov është rikthyer pas më pak se një viti në kafaz për të vendosur kampionin absolut të peshës së lehtë të UFC ndaj Dustin Poirier.

Luftëtari i pamposhtur nga Dagestani i Rusisë ka fituar me “submission” në raundin e tretë të sfidës.

Rusi ka dominuar në dy raundet e parë pasi e kishte shumë të thjeshtë të ulte në tokë amerikanin falë mundjes së tij.

Megjithatë, duhej pritur raundi i tretë që Poirier më në fund të dorëzohej.

UFC 242 në Abu Dabi ka përfunduar ashtu siç pritej, me Khabib kampionin e padiskutueshëm.