Ja si raportuan mediet serbe pas fitorës së Distria Krasniqit

Tokio2020 24 Korrik 2021 16:42

Kosova la gjurmë në Japoni, pasi vajza tjetër e artë e Kosovës, Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë olimpike në “Tokio 2020″, shkruan Insporti.

Mediat serbe ndërkohë, i janë referuar shtetit tonë si “E ashtuquajtura Kosovë”, derisa raportuan për këtë fitore të madhe.

“E ashtuquajtura Kosovë fiton të artën në Tokio”, është titulli i “B92” për fitoren e Distrias në Tokio.

“Shteti i vetëshpallur i Kosovës fitoi medaljen e dytë të artë në Lojërat Olimpike në të njëjtin numër pjesëmarrjesh. Pas Majlinda Kelmendit në Rio, tani kampione olimpike është bërë Distria Krasniqi, gjithashtu në xhudo”, thuhet ndër të tjera në artikullin e B92.

Ndryshe, kjo është medalje e dytë olimpike për shtetin e Kosovës, pasi e para i përket Majlinda Kelmendit, e cila fitoi të artën në kategorinë deri në 52 kilogramë në Rio de Janiero të Brazilit në vitin 2016. /Insporti.com

-->