Ja si tallet sulmuesi i Anglisë me Spanjën (Video)

Ndeshja e 1/8-ës së finales në Botëror në mes t`Kolumbisë dhe Anglisë, përfundoi me fitoren e “Tre Luanëve”, vetëm pas ekzekutimit të penalltive ku Kolumbia u eliminua nga gara.
Ishte një mbrëmje gëzimi për anglezët, të cilët pas 12 viteve arritën të kalojnë në çerekfinale në një Kampionat Botëror, e festa ishte edhe më e madhe pikërisht për shkak të mënyrës se si kaluan tutje, pasi dihet se në raste të tilla, të ekzekutimit të penalltive, Anglia thuajse gjithmonë ka qenë e pafat.
Sulmuesi i Leicester City’t dhe Anglisë, Jamie Vardy, është dashur që të jetë edhe ai në listën e lojtarëve për të ekzekutuar penalltitë, por 31 vjeçari pësoi një lëndim vetëm shtatë minuta pasi u inkuadrua në fushë.
Pasi u kualifikua Anglia, ai u gjend afër pjesës së tribunës ku ishin disa tifozë anglez dhe i pyetur nga njëri prej tyre, se si po ndjehet, Vardy u përgjigj shumë shkurt: “Po ndjehem shumë më mirë, se që është ndjerë Spanja”.
Jamie Vardy, në këtë mënyrë u tall dhe ironizoi me kombëtaren e Spanjës, e cila dy ditë më herët, ishte eliminuar nga nikoqiri Rusia, po ashtu pas ekzekutimit të penalltive. /Insporti.com
“How you feeling?”
“feeling better than Spain did”
Never change Jamie, Never change #Eng pic.twitter.com/uIsbMbpPpA
— Josh Skeates (@Skeates10) July 3, 2018