Jadon Sancho: “E dija që do të kthehesha në Angli një ditë”

Futboll 23 Korrik 2021 15:57

Jadon Sancho edhe zyrtarisht është prezantuar si lojtari më i ri Manchester Unitedit, teksa ndihet shumë i lumtur me transferimin e tij në Old Trafford, ndërsa nuk ka mgurruar ta falënderoj edhe ish-klubin e tij, Borussia Dortmund.   

Djajtë e Kuq kanë prezantuar sot transferimin e Sanchos nga Borussia Dortmundi, transferim i cili iu ka kushtuar plot 85 milionë euro.

Image

Lojtari ndihet i lumtur me transferimin në Old Trafford dhe rikthimin në Premier Ligë, por i është mirënjohës klubit gjerman.

“Unë gjithmonë do t’i jem mirënjohës Dortmundit që më dha mundësinë për të luajtur futboll të ekipit të parë, megjithëse gjithmonë e dija që do të kthehesha në Angli një ditë”, ka thënë fillimisht Sanchos si lojtar i Unitedit.

“Shansi për t’u bashkuar me Manchester United është një ëndërr e realizuar dhe mezi pres të paraqitem në Ligën Premier”.

Image

“Kjo është një skuadër e re dhe emocionuese dhe e di, së bashku, ne mund të zhvillohemi në diçka të veçantë për të sjellë suksesin që meritojnë tifozët”.

“Unë mezi pres që të punoj me menaxherin dhe ekipin e tij të trajnerëve për të zhvilluar më tej lojën time”, përfundoi sulmuesi anglez.

-->