James Harden në histori, 60 pikë me triple double

Basketboll 31 Janar 2018 20:01

James Harden kalon edhe legjendat e NBA-së. “Ylli” i Houston Rockets zhvilloi një ndeshje të pabesueshme, duke shënuar plot 60 pikë në fitoren 114 – 207 ndaj Orlando Magic. “Mjekrra” theu rekordin e Calvin Murphy-t, që në vitin 1978 kishte mundur të shënonte 57 pikë në një ndeshje të Rockets.

Por jo vetëm kaq, sepse Harden është lojtari i parë në historinë e NBA që arrin 60 pikë me “triple double”, pasi ndaj Magic dha gjithashtu 11 asiste dhe kontrolloi 10 topa poshtë koshit. Kjo ishte ndeshja e nëntë me mbi 50 pikë në karrierën e Harden dhe “triple double” i tretë sezonal.

Nëse Hosuton Rockets feston rekordet e Harden, po në Perëndim Golden State Warriors pësoi humbjen e 11-sezonale ndaj Utah Jazz 129 – 99. Një disfatë e rëndë për kampionët në fuqi të NBA me plot 30 pikë diferencë edhe pse kishin mbi parket të gjithë emrat e mëdhenj, si Kevin Durant, Stephen Curri apo Klay Thomspon, me këtë të fundit që realizoi 27 pikë.

Nga Perëndimi në Lindje, nuk bën më mirë se Golden State Cleveland Cavaliers, që u mposht 125 – 114 nga Detroit Pistons. Ndeshje e dobët kjo për LeBron James me shokë, pasi asnjë prej basketbollistëve të Cavs, nuk ishin në treshen më të mirë të sfidës, ndërsa në radhët e Pistons spikatën Johnson, Bullock e Drummond me 69 pikë në total.

Toronto Raptors, falë dyshes DeRozan-Valanciunas, mposhti 109 – 104 Minnestoa Timberwolves, duke e bërë të pavlefshme përpjekjen e Jimie Butler, që e mbylli takimin me 25 pikë.

Në takimet e tjera u arritën këto rezultate:

Washington Wizards – Oklahoma City Thunder 102-96, New York Knicks – Brooklyn Nets 111-95, New Orleans Pelicans – Sacramento Kings 103-114, San Antonio Spurs – Denver Nuggets 106-104 dhe Los Angeles Clippers – Portland Trail Blazers 96-104.

-->