James: Ja pse jam më i miri në histori

Basketboll 01 Janar 2019 10:40

Njëri nga ikonat e NBA, LeBron James, së fundmi ka thënë se është një prej lojtarëve më të mirë në histori.

Ylli i Los Angeles Lakers ka dhënë edhe një fakt apo pikë banuese për të forcuar argumentin e tij të madh.

Gjatë kohës sa ishte pjesë e Cleveland Cavaliers, LeBron arriti që në finalet e Play Off, si bartës kryesor i lojës së CAVS, të mposhtin skuadrën e Golden State e cila asokohe regjistronte një rekord prej 73 fitoreve dhe 9 humbjeve në sezonin e rregullt.

Madje, skuadra e “mbretit James”, në fazën finale ishte në disavantazh 3-1 me ndeshje, por arriti të bëjë mrekullinë.

“Ajo atje më bëri lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave” ka thënë James për “ESPN”.

“Isha super. Fitova kampionatin me Cavs pas 52 viteve. Ishte emocion i jashtëzakonshëm” ka thënë ndër të tjerash James.

Tashmë LeBron po paraqitet nën fanellën e Lakers, me cilët po arrin suksese dhe është afër që të sigurojë fazën e Play Off pas shumë kohësh për skuadrën nga Los Angeles.