James Rodriguez vendos për t’u kthyer ose jo në Madrid

Futboll 08 Maj 2018 08:35

James Rodriguez u largua i zemëruar verën e kaluar nga Real Madrid, për të nisur një aventurë të re te Bayern Munchen, ku duket se ka gjetur jo vetëm formën e tij më të mirë por edhe lumturinë.

Kolumbiani në “Allianz Arena” kaloi si formë huazimi për 2 vite, por drejtori ekzekutiv i skuadrës bavareze, Karl-Heinz Rummenigge, konfirmon se kanë mundësinë të nënshkruajnë me James për një marrëveshje të përhershme prej 42 milionë euro, megjithëse theksoi se nuk kishte nxitje për shkak të klauzolës.

James, i cili shënoi golin e tij të shtatë dhe dha asistimin e 11-të në Bundesliga, në fitoren 3-1 në ndeshjen e së shtunës kundër Koln, pranon se do të jetë i kënaqur të qëndrojë në Bavari për një kohë të gjatë.

“Po bëj shumë mirë. Është një ligë e mirë këtu në Gjermani dhe stadiumet janë plot me shikues. Kam ardhur këtu me një perceptim të ndryshëm, por sot jam mirë dhe shpresoj të qëndroj këtu, pasi ndihem shumë mirë”, tha Rodriguez.

Bayern Munich kryeson në Bundesliga, me plotë 24 pikë diferencë me ndjekësit e vendit të dytë, Schalke 04, ku ka ngelur edhe një ndeshje për t’u zhvilluar deri në fund të sezonit.

Bavarezët takimin e mbetur e kanë kundër Stuttgart, para se të takohet me Eintracht Frankfurt në finalen e kupës “DFB-Pokal”. /Insporti.com

-->