‘Janë gabim’ – Hazardi i hedh poshtë zërat e një kalimi në Real Madrid

Futboll 09 Prill 2019 09:00

Eden Hazard po kalon në formë të jashtëzakonshme me skuadrën e Chelseat.

Belgu mbrëmë në ndeshjen e Premierligës ndaj West Hamit arriti t’i shënoi dy gola, njëri prej tyre spektakolar, për t’ia dhënë fitoren ekipit të Sarrit.

Ndërkaq ajo çfarë u dëgjuan në tribuna të stadiumit nga tifozët e West Hamit ishin thirrje që këndonin për Hazardin se do t’i bashkohet Realit këtë verë, por mesfushori me tipare sulmuese ka një përgjigje interesante për ta:

“Jo, ata janë gabim”, tha fillimisht Hazard.

“Tani për tani jam i fokusuar te Chelsea deri në fund të sezonit.”

“Jam i interesuar që të përfundojmë në top katërshe dhe ta fitojmë Ligën e Evropës, kemi ende shumë për të bërë”, ka shtuar më tej belgu.

Zërat për një kalim të Hazardit në Real Madrid u shtuan që prej kur u rikthye francezi Zinedine Zidane në “Santiago Bernabeu”.