A janë të lënduar me të vërtet Messi dhe Ronaldo

Futboll 30 Mars 2018 20:06

Kohëve të fundit në futboll kemi parë taktizime të qarta nga klubet e mëdha të cilat pushojnë lojtarët e tyre me qëllim të tua ruajnë freskinë gjatë ndeshjeve të rëndësishme.

Kjo strategji e menduar mirë nga stafi mjekësor dhe trajnerët kondicional, po bën që Ronaldo dhe Messi të pushohen mirë pas ndeshjeve 15 deri në 20 ndeshjeve pa pushuar.

Kjo metodë ka kohë që përdorët edhe në ligën NBA, në amerikë, në të cilën trajnerët hapëtazi thonin që lojtarët janë duke i pushuar për qëllime të caktuara. Për këtë gjë ishin kritikuar ashpër disa skuardra në NBA, përfshirë këtu edhe San Antonio Spurs të cilët pushonin të përhershmit, Duncan, Parker dhe Ginobili. Lojtari më i mirë në botë, LeBron James ka disa sezone që e bën këtë pushim fizik për të ruajtur trupin e tij dhe enërgjinë për ndeshjet e ‘plejoffit’, gjë që ka rezultatuar me 7 finale të njëpasnjëshme  në ‘plejoff’.

Vitin e kaluar në Real Madrid stafi i mjëkve së bashku me Zinedine Zidane kishin krijuar një formulë të re e cila kishte funksionuar mirënë Ronaldon, pasi Ronaldo shpërtheu në Champions League dhe ishte lojtari kryesor që ndihmoi ekipin e tij të fitoj titullin e 12-të në ligën më të fortë në Evropë.

Kështu kishte ndodhur edhe këtë sezon ndërsa që Ronaldo në periudhën e njejtë sikur vitin e kaluar ka hyrë në formë, duke shënuar 14 gola në 6 ndeshjet e fundit.

Si duket këtë po e bën edhe Lionel Messi, i cili thuhet se ka një lëndim të lehtë ndaj të cilit është duke u rikuperuar. Ai në pushim ndërkombëtar nuk u paraqit në dy ndeshje të Argjentinës, dhe tash nuk do të paraqitet kur fillon La Liga, meqë do të mungoj në ndeshjes e Barcelonës kundër Sevilla si mysafir.

Real Madrid ka paralajmëruar të njejtin lajm  duke thënë se Ronaldo nuk do të luaj kundër ekipit të Las Palmas të shtunën.

Kjo duket qartë se është taktizim i skuadrave nga Spanja për të pushuar lojatarët e tyre më të mirë pasi ata do të duhet të jenë në formën më të mirë kur fillon Champions League. Barcelona është afër të fitoj La Liga dhe nuk sheh rivalitet deri në fund për këtë arsye ka levërdi të pushoj Messin, ndërsa Reali ka humbur shpresat për titullin në Spanjë dhe po fokusohet me të gjitha forcat të fitoj tripletë me këtë vit në Champions League.

Këtë vit dy lojtarët më të mirë në dekadën e fundit, Ronaldo dhe Messi, do të udhëtojnë në Rusi me kombëtaret e tyre, në tentim për të fituar tituliln e vetëm që u mungon në kabinetin e trofeve. Messi ka dështuar në vitin 2006, në 2010 është zgjedhur lojtari më i dështuar në Kupën e Botës, ndërsa në 2014 humbi në finale me golin e Mario Gotzes.

Ronaldo nuk ka arritë asnjëherë në finale, ai në 2 turnet e fundit ka rënë me Portugalinë në fazën e grupeve dhe një herë në raundin e 16-të të finales.

Këtë vit kemi mundësi të shohim, takimit e shekullit 21, nëse shohim këto dy takime: Portugali – Argjentinë në finale të Kupës së Botës apo Real Madrid – Barcelona në finale të Champions League. Këtë sezon duket se të dy lojtarët po e ëndërojnë për duel të cilin e gjithë bota e futbollit po e ëndërron. /Insporti.com

-->