Januzaj tregon skuadrën që e do dhe futbollistin më të mirë, sipas tij

Futboll 01 Prill 2020 15:46

Adnan Januzaj këmbëngul se zemra e tij është akoma në “Old Trafford” te Manchester United, ndërsa Paul Pogban e veçon si lojtarin e tij të preferuar.

Anësori i Real Sociedad gjithashtu pretendon se ishi i Unitedit, Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në botë.

Januzaj, 25 vjeç, dukej një produkt i jashtëzakonshëm i akademisë në ‘Old Trafford’, madje duke sjellë shpresë se ai mund të pasojë Ryan Giggs në të majtë.

Por pavarësisht ritmit, ai nuk arriti të bëjë një ndikim, duke u larguar drejt Spanjës më 2017.

Sidoqoftë, ish-lojtari i Borussia Dortmund dhe Sunderland i tha AS të Spanjës: “Manchester United është skuadra ime e dytë pas Sociedadit”.

”Për mua lojtari më i mirë është Cristiano Ronaldo, por i preferuari im është Pogba, sepse jam rritur duke luajtur me të”.

-->