Januzi: Duhet ta kryjmë detyrën ndaj Ballkanit

Ahmed Januzi është i gatshëm për përballjen me Ballkanin në kuadër të finales së Digitalb Kupës së Kosovës, shkruan Insporti.com.
Januzi para ndeshjes ka deklaruar se skuadra e tij duhet ta fitojë Kupën në mënyrë që ta kryejnë detyrën.
“Po të kishin qenë tifozët do të ishte. Por, fusha kudo që të jetë ne duhet ta kryjmë detyrën”, ka thënë Januzi për “Super Sport Kosova.
“Ne duhet të hyjë që ta marrim fitoren”, shtoi ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare.
Ndeshja do të luhet sot në “Fadil Vokrri” me fillim të orës 17:45.
Dy skuadrat do të synojnë fitoren, pasi nëpërmjet Kupës do ta sigurojnë daljen në garat evropiane.
Prishtina në rast të fitores do të ishte hera e katërt që merr pjesë në garat evropiane, ndërsa për therandasit do të ishte hera e parë. /Insporti.com/