Januzi flet për golin e fitores në kohën shtesë: Na u deshën tri pikë, shohim para

Uncategorized 04 Korrik 2020 08:08

Sulmuesi i Prishtinës, Ahmed Januzi, ka shënuar golin e 13 kampional në ndeshje ndaj Drenicës.

Januzi është ndarë i kënaqur me fitoren në momentet e fundit që erdhi me golin e tij.

“Normal që goli në fund e ka kënaqësinë e saj, por ndoshta është dashur më herët të vendosim ndeshjen. Jemi ekip shumë më cilësor se Drenica, pavarësisht respektit, kemi ambiciet shumë më të larta se Drenica dhe padyshim që është dashur t’i marrim tre pikë”.

“Gjithsesi, Drenica luajti mirë, u mbrojt mirë dhe na shkaktoi probleme”.

“Por megjithatë, ne i morëm tre pikë, shohim përpara, sepse na presin edhe ndeshje tjera të vështira”, ka thënë Ahmed Januzi.

Januzi këtë vit është kthyer te Prishtina, pasi kaloi një sezon te Llapi.

-->