Janzuaj dhuroi super asist, futbollisti i ndeshjes në humbjen nga Monaco

Futboll 25 Nëntor 2021 23:45

Adnan Januzaj për 75 minuta sa ishte në fushë dhuroi “magji” për Real Sociedadin, përkundër se skuadra spanjolle pësoi humbje në tokën franceze nga Monaco me rezultatin 2:1, shkruan Insporti.com.

Januzaj e nisi ndeshjes si titullar dhe zhvilloi një ndeshje tejet të mirë në aspektin personal.

Ai qëndroi në fushë për 75 minuta duke dhuruar asistin e golit të vetëm të Sociedadit.

Ylli shqiptar me pasaportë belge asistoi për golin e Alesandrr Isak.

Sipas “SofaScore”, Januzaj ishte më i miri në fushë për skuadrën spanjolle, duke u vlerësuar me notën 7.6.

Sociedad përkundër humbjes, mbetet ende në garë për ta kaluar grupin B të Ligës së Evropës, pasi renditet në vendin e tretë me gjashtë pikë pas pesë xhirove të zhvilluara.

Ndërsa, Monaco ka siguruar kualifikimin dhe vendin e parë në këtë grup me 11 pikë. /Insporti.com/

-->