Japonia hap muze për sportistët e Kosovës

Sporte tjera 18 Janar 2020 13:19

Në qytetin e Japonisë, Sanjo është përgatitur një muze i vogël për xhudistët e Kosovës, shkruan Insporti.com.

Në këtë muze shihen Driton Kuka, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi e Loriana Kuka.

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Japoni, Leon Malazogu e ka konfirmuar lajmin në faqen e tij në rrjetin social Facebook.

“Nga tani e deri në verën 2020 kur arrijnë sportistët kosovar, Sanxho ka përgatitur një muze të vogël e të mrekullueshëm për Kosovën. Krenar që kemi miq kaq të fortë në Sanjo! Faleminderit Kryetar i Komunës @kunisadaisato”, ka shkruar Leon Malazogu.

 

Në verën e këtij viti do të organizohen Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020″.

Postimi i Leon Malazogut pa ndërhyrje

Nga tani e deri në verën 2020 kur arrijnë sportistët kosovar, Sanxho ka përgatitur një muze të vogël e të mrekullueshëm për Kosovën. Krenar që kemi miq kaq të fortë në Sanjo! Faleminderit Kryetar i Komunës @kunisadaisato.

 

Gepostet von Leon Malazogu am Mittwoch, 15. Januar 2020

 

-->