Java e 15-të e Superligës fillon me dy derbi

Futboll 09 Nëntor 2019 09:44

Java e 15-të e Superligës së Kosovës në futboll sot vjen me dy superndeshje.

Në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë ndeshën rivalët e vjetër, Llapi – Prishtina.

Një sfidë gjithashtu për tu vlerësuar është edhe ajo në Drenas ku Feronikeli e pret Dritën.

Të katër këto skuadra tashmë kanë hapur kandidaturën për titull kështu që përballja ndërmjet vete do të jetë një nga testet kryesore në këtë rrugëtim. Se kush do të festojë mbetet të shihet pas një 90 minutëshi të zjarrtë në fushë.

Të dyja ndeshjet nisin nga ora 13:00.