Java e 8-të nis me derbin e rivalëve të vjetër

Basketboll 02 Nëntor 2019 09:00

Java e 8-të e Kampionatit të Kosovës në basketboll hapet me ndeshjen ndërmjet rivalëve të vjetër Bashkimit dhe Sigal Prishtinës. Prizrenasit kanë katër fitore dhe dy humbje në këtë edicion, derisa prishtinasit, pesë fitore dhe një humbje.

Të dielën do të zhvillohen tri ndeshjet tjera të kësaj xhiro. Golden Eagle Ylli që vjen me ndryshime në shtabin teknik do të përballet me Pejën. Therandasit kanë katër fitore dhe dy humbje në këtë edicion, derisa pejanët kanë tre fitore dhe tre humbje.

Ndeshje shumë interesante pritet të jetë edhe ajo ndërmjet Trepçës dhe Feronikelit. Mitrovicasit nga gjashtë ndeshje, kanë një fitore dhe pesë humbje, kurse skuadra nga Drenasi, që ka debutuar në Superligë, ka dy fitore dhe katër humbje.

Xhiroja e tetë përmbyllet me sfidën ndërmjet Rahovecit dhe Ponte Prizrenit. Vreshtarët kanë pesë fitore dhe një humbje, kurse skuadra nga Prizreni ka katër fitore dhe tre humbje.

E shtunë:
19:00 – Bashkimi – Sigal Prishtina
E diel:
17:00 – Golden Eagle Ylli – Peja
19:00 – Trepça – Feronikeli
21:00 – Rahoveci – Ponte Prizreni.

-->