Java e gjashtë në Superligë me përballje interesante

Superliga 18 Tetor 2019 14:48

Java e gjashtë e Superligës së Kosovës në basketboll do të sjellë disa ndeshje shumë interesante.

Ndeshja e parë do të jetë ndërmjet Lipjanit dhe Sigal Prishtinës, ku bardhekaltrit janë favorite. Lipjanasit kanë pesë humbje nga pesë ndeshje, derisa prishtinasit kanë tri fitore dhe një humbje.

Të shtunën do të zhvillohet edhe takimi Trepça-Peja, rivalëve të vjetër në basketbollin e Kosovës. Pejanët kanë tri fitore dhe një humbje, derisa mitrovicasit kanë tri humbje në tri ndeshje.

Ndeshje shumë interesante pritet të jetë edhe ajo të dielën ndërmjet Yllit dhe Rahovecit, me dy skuadrat që e kanë nisur shumë mirë këtë edicion dhe pritet të jetë një ndeshje mjaft e bukur për tifozët e basketbollit.

Xhiroja e gjashtë përfundon me takimin ndërmjet Bashkimit dhe Ponte Prizrenit, rivalëve lokal, derisa tifozët në Prizren pritet të shohin një sfidë shumë të bukur. Feronikeli pushon në këtë xhiro

-->