“Java e titullit”, drejtori sportiv i Prishtinës flet për ndeshjet ndaj Ballkanit dhe Dritës

Futboll 05 Korrik 2020 22:05

Sot është mbyllur java e 28-të në IPKO Superligën e Kosovës, shkruan Insporti.

Drita vazhdon të jetë lidere e kampionatit pasi arriti të triumfoi 4-0 në udhëtim ndaj Llapit, duke ruajtur distancën prej katër pikëve me vendin e dytë që mbahet nga Prishtina.

Kur kanë mbetur edhe 5 java nga fundi i kampionatit, drejtori sportiv i Prishtinës, Granit Begolli ka komentuar sfidat që e presin klubin e tij.

“Ndaj Drenicës ishte e vështirë sepse dihet që ata kishin nevojë për pikë, u mbrojtën gjatë gjithë lojës, por neve vetëm fitorja na duhej për luftën që kemi për titull, dhe falë insistimit e arritëm”.

Ndeshja e radhes ndaj Gjilanit? “Jo vetëm kjo ndeshje ndaj Gjilanit por edhe dy ndeshjet e radhës luajmë me kundërshtarët direkt, pra, do të jetë java e titullit, pas do të luajëm ndaj Ballkanit dhe më pas Dritës”.

“Ne do të mundohemi t’i fitojmë që të gjitha, pasi mund t’ia dalim pasi kemi cilësi në ekip”.

“Nëse fitojmë këto tri ndeshje, më pas do të kishim më të lehtë në letër, duke pritur edhe gabimet e kundërshtarëve”, përfundoj Begolli.

-->