Javë shumë e vështirë për vendësit

Futboll 28 Mars 2019 17:01

Të premten, të shtunën dhe të dielën zhvillohen  nga dy ndeshje të javës së 24-t të IPKO Superligës së Kosovës në futboll.

Pas pushimit për shkak të ndeshjeve të Përfaqësueses së Kosovës, garat në elitën tonë vazhdojnë me dy ndeshjet që zhvillohen të premten ku takohen Ferizaj – Drita dhe Liria – Llapi.

Dy skuadrat vendëse janë në presion, pasi gjenden në zonën e rrezikshme për largim nga liga, prandaj do të jenë më se të motivuara për t’i fituar tri pikë.

Të shtunën Gjilani e pret Trepçën ’89, e cila po ashtu nuk është shumë e qetë për vazhdim të kampionatit, ndërsa Drenica udhëton te KEK-u me synimin për t’i marrë tri pikët, por që bazuar në ndeshjet e kaluara të “elektricistëve”, nuk do ta ketë lehtë.

Vendësit do të kenë punë shumë të vështirë të dielën, pasi Ballkani e Flamurtari janë mikpritës të Prishtinës, përkatësisht Feronikelit, skuadra të cilat janë në “luftë” për titullin e kampionit dhe nuk u lejohen gabimet.

E premte:
14:00 Ferizaj – Drita
14:00 Liria – Llapi
E shtunë:
14.00  Gjilani – Trepça ‘89
14:00 KEK-u – Drenica
E diel:
14.00 Ballkani – Prishtina
17:00 Flamurtari  – Feronikeli

-->