Javën e kaluar viktimë e racizmit ishte futbollisti i Gjilanit, sot sulmuesi i Drenicës nga futbollistët e Gjilanit

“Thuaj jo racizmit” është motoja e futbollit në gjithë botën. Por, duket se kjo nuk është duke u përfillur në futbollin e Kosovës.
Drenica nëpërmjet një reagimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se futbollisti i tyre, sulmuesi Dave Harmon ishte fyer në baza racore nga tifozët, madje edhe nga futbollistët e Gjilanit.
Sipas reagimit të Drenicës, kapiteni i Gjilanit, Ylber Kastrati dhe ish reprezentuesi i Shqipërisë, Franc Veliu kanë fyer Harmonin në baza racore.
Harmon është quajtur “majmun i zi” nga Veliu dhe Kastrati, gjithnjë sipas reagimit të Drenicës.
Në fund të ndeshjes dueli ndërmjet “Harmon vs Kastrati & Veliu”, përfundoi me një karton të kuq.
Harmon u ndëshkua me karton të kuq pasi goditi Veliun me kokë, nga gjyqtari kryesor i ndeshjes Dardan Çaka.
Momenti kur futbollisti i Drenicës, Harmon Gbowea, u ndëshkua me të kuq për shkak se goditi mbrojtësin e Gjilanit, Franc Veliun.
Gepostet von Insporti am Sonntag, 10. November 2019
Sulmuesi nga Liberia pas përfundimit të ndeshjes ka reaguar në rrjetin e tij social, Facebook. Ai ka shkruar në rrjetin e tij social se është krenarë që mbanë shqiponjën duke fluturuar si shqiptarët dhe kosovarët.
“Unë Van Dave G.Harmon qëndroj i fortë kundër racizmit. Jam këtu me dashuri dhe me zemër në mënyrë që ta mbaj shqiponjën duke fluturuar si shqiptarët dhe kosovarët. Sot dukuria e racizmit më sulmoi edhe mua ku mora karton të kuq dhe u largova nga loja. Thuaji jo racizmit dhe le ta bëjmë botën një vend të mirë”, ka shkruar Harmon.
Vetëm katër ditë më parë Insporti kishte raportuar se futbollisti i Gjilanit Jackson Ferriera ishte viktimë e racizmit në ndeshjen Vushtrria – Gjilani, nga tifozët e Vushtrrisë.
Ende nuk ka ndonjë reagim nga Federata e Futbollit të Kosovës për rastin e Ferriras, madje edhe klubi i Gjilanit kishte reaguar duke kërkuar hetim nga organet kompetente.
Mbetet të shihet se cili do të jetë hapi i FFK-së në lidhje me këto dy raste.
Ndryshe, Gjilani dhe Drenica janë takuar sot në kuadër të IPKO Superligës së Kosovës për të zhvilluar ndeshjen e xhiros së 15-të. Ndeshja përfundoi baras me rezultatin 1:1.
Fyerjet në baza racore në futbollin evropian janë rikthyer, në veçanti në kampionatin italian në Serie A. Rasti i fundit ishte sulmuesi i njohur, Mario Balotelli, i cili ishte viktimë e fyerjeve raciste nga tifozët e Veronës. /Insporti.com/
Reagimi i Drenicës:
ReagimPas ndeshjes në mes të SC Gjilanit dhe KF Drenica e zhvilluar me 10. 11.2019, në Gjilan, fundi i ndeshjes nuk…
Gepostet von FC Drenica – Faqja Zyrtare am Sonntag, 10. November 2019