“Je një trajner m**” – fjalët e De Bruyne drejtuar Guardiolas në festën e titullit

Programi El Día Después në Movistar + do të transmetojë mbrëmjen e kësaj të marte një video-memorie nga mbyllja e Premier League, ku titullin kampion e fitoi sërish Manchester City i Guardiolës.
Me këngën “Wonderwall” në sfond, ju mund të shihni se si Guardiola dhe tifozët e “qytetarëve” kalojnë nga nervat e fillimit të lojës, kur rezultati ishte 1:0 për Brighton, në gëzimin e golave përmbysës, që vulosën titullin në këtë udhëtim.
Pep përfundoi duke përqafuar Artetën, ndihmësin e tij, duke mbajtur trofeun në dorë dhe gëzuar me tifozët e tij. Kjo zgjati derisa u bashkua me lojtarët.
Trajneri katalanas po i përgëzonte të tijtë, tashmë me medaljen e kampionit, në fushën e gjelbër.
Në momentin kur shkoi të përqafonte De Bruyne, ai hezitoi. Blegu, me shaka, i tha Pep-it: “Ti je një trajner m**, vetëm fiton!”
“Çfarë, çfarë?” – i tha me huti Guardiola.
Me siguri, kjo u shoqërua me të qeshura dhe përqafime të rastit, mes të dyve.
"Un entrenador de mierda". #ElDíaDespués pic.twitter.com/REoUgsvDFx
— El Día Después en Movistar+ (@ElDiaDespues) May 13, 2019