Jean-Clair Todibo flet për Messin

Futboll 24 Janar 2020 16:23

Qendërmbrojtësi francez, Jean-Clair Todibo ka dhënë një intervistë për të përditshmen gjermane “Bild”, ku ka treguar për stërvitjet me Lionel Messi, transmeton Insporti.

“Messi është lojtari më i mirë në botë. Në stërvitje mbroheshim me shumë kujdes. Askush nuk donte ta lëndonte atë (Messi). Ndonjëherë ja merrja topin por bëja shumë kujdes në ndërhyrje” – është shprehur Todibo.

Todibo është huazuar në Schalke dhe pritet që të debutoj në fundjavë ndaj Bayern Munchenit.

I riu francez do kthehet në Barcelonën në fund të këtij sezoni. /Insporti.com/

-->