“Jemi katandisur në fund të tabelës”/ Nëntë ndeshje pa fitore në Superligën e Kosovës – tifozët kërkojnë shkarkimin e trajnerit
Futboll
23 Shkurt 2022
20:43

Ulpiana sot ka pësuar humbje në kuadër të xhiros së 21-të kampionale në Superligë nga Ballkani. Lipjanasit u mposhtën 3:0 nga “portokallezinjtë” në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Klubin e inkuadruar këtë edicion në elitë e shqetëson edhe më shumë fakti se kjo ishte ndeshja e nëntë pa fitore në Superligë dhe janë në pozitë jo të mirë tabelore për mbijetesë. Pas disfatës kanë reaguar edhe tifogrupi i Ulpianës, “Tigrat” të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e trajnerit, Edlir Tetova.
Sipas tifozëve, Tetova është fajtori kryesor për mungesë të rezultateve të Ulpianës. Ata madje kanë paralajmëruar se në rast se Tetova nuk shkarkohet nga posti i trajnerit, ata do të protestojnë në rrugë.
Reagimi i plotë:
