“Jemi lodhur nga deklaratat e Batatinës”
Futboll
13 Maj 2019
13:38

Analisti i futbollit vendor, Ardian Llumnica, i ka quajtur boshe deklaratat e trajnerit të Llapit, Tahir Batatinës, pas humbjes në derbi ndaj Prishtinës.
“FFK dëshiron ta bëjë kampione Prishtinën. Edhe sot jemi dëmtuar, derisa s’na u pranua kërkesa për gjyqtarë të huaj”, deklaroi dje Tahir Batatina.
Këto deklarata i ka quajtur boshe Llumnica në emisionin “Sporti në KTV”, transmeton Insporti.com.
“Akuzat e Batatinës? Njerëzit janë lodhur nga deklarata të tilla boshe, madje e kanë ditur se cfarë do të thotë ende pa folur”, deklaroi Llumnica.
“Nëse FFK nuk e lë Llapin që të bëhet kampion që katër vjet, atëherë iu kujtoj që deri vitin e kaluar kryetar i Federatës ishte Fadil Vokrri”, shtoi ai.