Jep dorëheqje kreu i KB Pejës, Art Gashi

Superliga 16 Shtator 2020 20:29

Art Gashi nuk do të jetë më kryetar i KB Pejës. Ai përmes një letre të hapur ka konfirmuar dorëheqjen nga ky post.

“Ky është viti im i nëntë si kryetar i klubit qysh kur jam zgjedh nga Kuvendi në shtator të vitit 2011. Pra, gati një dekadë në udhëheqje të njërit prej klubeve më të famshme të Kosovës dhe këtë e kam bërë me krenari e dinjitet edhe pse kam kaluar shumë sfida e probleme”, ka shkruar ai ndër të tjera në një postim në Facebook.

Ai thotë se dëshiron të hapë rrugë për dikë që ka më tepër kohë dhe mundësi që të angazhohet më tepër për klubin.

“Përmes këtij shkrimi dëshiroj ta bëj publike dorëheqjen time nga pozita e kryetarit, duke mos dashur ta çoj deri në fund mandatin tim të tretë dhe ta hap rrugë për dikënd, i cili ka më tepër kohë dhe mundësi që të angazhohet rreth klubit. Edhe pse gjithherë kam qenë i hapur për të gjithë kandidatët potencial mendoj se qëndrimi im ka prish punë. Disa nuk kanë ardhur nga respekti, e disa nga frika e përgjegjësisë duke e lënë mbi mua këtë barrë”, ka thënë Gashi.

Ai ka shtuar se do të vazhdojë ta mbështesë KB Pejën, përkundër dorëheqjes.

-->