Jermaine Pennant del i dehur në emision

Futboll 24 Janar 2020 18:31

Ish mesfushori i Arsenalit dhe Liverpoolit, Jermaine Pennant është larguar nga emision live për shkak se ishte nën ndikimin e alkoholit.

Ngjarja ka ndodhur të premten gjatë emisionit “Sport News”, në Sky Sport. Skysport e ka konfirmuar lajmin duke thënë se “Pennat është larguar nga emisioni për shkak se nuk ka plotësuar standardet e duhura”.

Pennat është shfaqur në gjendje jo të mirë psikologjike duke folur në mënyrë jokoherente dhe duke i ngatërruar emrat e lojtarëve.

 

“Kërkojë falje për nivelin e treguar. Sky Sport më ka mundësuar mundësi fantastike dhe u kërkoj falje të gjithëve, shpresoj që nuk kam dëmtuar shanset për të vazhduar punën në televizion”, është shprehur ai pas skandalit.

-->