Jetmir Topalli shënoi në fitoren e Istanbulsporit ndaj Altinordu
Futboll
22 Janar 2022
17:15

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Jetmir Topalli ka gjetur golin e radhës më klubin e tij turk, Istanbulspor.
Skuadra e Istanbulspor triumfoi me rezultat 0:5 ndaj skuadrë së Altinordu.
Goliadën e nisi Jetmir Topalli, i cili realizoi në minutën e 14’të të takimit.
Golat e tjera i shënuan, 64′ İbrahim Yılmaz, 68′ Berkay Görmez, 81′ Emir Kaan Gültekin dhe minuta e 90′ Aldin Cajic/
Për Istanbulsport u paraqit edhe futbollisti tjetër shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Ethemi.
/Insporti.com