Jo vetëm shishe uji, gazetari polak: Tifozët shqiptarë goditën edhe me çakmakë e telefona

Futboll 13 Tetor 2021 15:50

Përtej humbjes ndaj Polonisë ditën e djeshme në “Air Albania”, ajo që na shqetëson më shumë ishte sjellja e një grupi tifozësh të papërgjegjshëm që sulmuan me shishe uji lojtarët kundërshtarë në dy momente ndryshme.

Kjo detyroi arbitrin kryesor në minutën e 78 të ndërpriste për disa minuta ndeshjen. Ditën e sotme FIFA bëri një paralajmërim të ashpër për incidentet e krijuara në stadium, teksa gazetarët polakë nuk kanë ngurruar të bëjnë publike fakte të tjera.

Një prej tyre i pranishëm në stadium ka bërë një postim në “Twitter” ku duket qartë se tifozët “kuqezinj” nuk kanë gjuajtur vetëm me shishe, por edhe me çakmakë dhe telefona.

-->