John nuk e ndalë shishen në Nigeri, Prishtina vazhdon stërvitjet pa të

Futboll 13 Janar 2021 22:45

Klubi nga kryeqyteti , Prishtina po vazhdon me fazën e përgatitjeve dimërore, para sfidës së Superkupës së Kosovës ndaj Dritës, e cila do të zhvillohet në Antalya të Turqisë, shkruan Insporti.

Teksa Gavazaj dhe Shillova janë rikthyer nga lëndimet, dhe kanë nisur përgatitjet me skuadër, në ekip mungon sulmuesi Otto John, i cili nuk ndodhet në Kosovë për arsye të dokumentacionit.

“Po fillojmë me përgatitjet dhe pozitiv është fakti që të gjithë futbollistët janë prezent, përveç John që ka probleme me dokumentacion dhe do të rikthehet pas disa ditëve nga Nigeria. Lëndimet që kishin Gavazaj dhe Shillova janë tejkaluar, janë mirë dhe janë përforcim shumë i mirë, sepse deri tani nuk kanë qenë në qindpërqindtëshin e tyre. Tani janë të gatshëm dhe me kualitetin që posedojnë do të ndihmojnë skuadrën drejt objektivave që kemi para nesh” – u shpreh Zekeria Ramadani.

Image may contain: 2 people, people playing sport, people standing and outdoor

Otto John, si duket është duke shijuar kohën në pushim, duke u argëtuar me shisha dhe alkohol.

Në disa fotografi të publikuara në rrjetin social, Instagram, ai shihet në prani të disa personave duke tymosur shisha.

Kujtojmë që Prishtina luan Superkupën e Kosovës ndaj FC Drita me 23 janar./Insporti.com/

-->