Jon Gashi shkëlqen në Stamboll – fiton medaljen e artë

Sporte të tjera 21 Shtator 2021 11:33

Taekwondisti kosovar – Jon Gashi, ka fituar medaljen e artë në Kupën e 6-të Presidenciale të Evropës për të Rinj, të mbajtur dje dhe sot në Stamboll të Turqisë.

Gashi fitoi katër luftëra në kategorinë e kadetëve +65 kilogramë.

Paraqitje mbresëlënëse pati edhe Denis Bllaca, i cili fitoi tri luftëra për junior, kategoria -59 kg, për t’u ndalur në çerekfinale. Denisi fitoi kuotën për pjesëmarrje në Evropianin U21, kategoria Olimpike për të Rinj.

Pjesëmarrës ishte edhe Elion Agushi, që u ndalë në luftën e parë, grupmosha junior, kategoria -55 kg.

-->