Jordan Henderson shpallet lojtari më i mirë anglez për vitin 2019

Futboll 14 Janar 2020 19:14

Mesfushori i kombëtares angleze, Jordan Henderson ka arritur të dal përpara Harry Kane dhe Rahem Sterling si më i miri i vitit që lam pas, ndërsa Lucy Bronze triumfoi në kategorinë e femrave, transmeton Insporti.

Kapiteni i Liverpoolit ishte pjesë e mesfushës angleze që siguroi kualifikimin në Europianin e vitit të ardhshëm, duke kaluar shifren e 50 paraqitjeve për “tre luanët”.

Image result for jordan henderson england

Henderson pati suksese edhe me ekipin e tij Liverpool, ku fituan Ligën e Kampionëve, Superkupen Europiane dhe Kampionatin Botëror për Klube.

-->