Jorge Masvidal po qeshte para fytyrës së Kamaru Usman pak sekonda para nokautimit brutal

Sporte luftarake 25 Prill 2021 13:53

Kamaru Usman ka shkatërruar kundërshtarin e tij në UFC 261 falë një nokauti brutal në raundin e dytë, por ishin gjestet e Masvidal që morrën vëmendjen e të gjithëve.

Vetëm pak sekonda para se të ndodhte nokauti brutal, Masvidal mund të shihej duke i qeshur në fytyrën e kampionit të peshave të lehta.

Ai me siguri po e bënte këtë pasi ndjeu se kishte marrë më të mirën që Usman kishte për të ofruar në raundin e mëparshëm.

Masvidal duket se e kishte mësuar mësimin sepse në intervistën e tij pas luftës tha se ai kurrë nuk e dinte që Usman kishte aq shumë fuqi në grushtat e tij. /Insporti.com/

-->