Josa: KEK-u ishte solid, duhej të shënonim golin e tretë

Futboll 10 Mars 2019 15:55

Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa, është shprehur i lumtur me fitoren e skuadrës ndaj KEK-ut.

Prishtina fitoi ndaj KEK-ut me rezultat 2:1 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot.

Josa deklaroi se kundërshtari u paraqitë mirë pavarësisht pozitës tabelare.

“Shiko kundërshtari ishte shumë i mirë, është normale që goli të fut në presion dhe në fund të fundit futbollistët e KEK-ut kishin ardh për të luajtur futboll. Iu është dashur të përshatatemi terrenit. Por, duhej të shënonim golin e tretë me Hoxhën. Duhet të vazhdojmë punën dhe të shikojmë përpara se si do të ia dalim”, tha Josa për Supersport, transmeton Insporti.com.

Josa shtoi se lëndimi i Jasharoski nuk do të jetë ndonjë problem, pasi që Hoxha mund ta zëvendësoj për mrekulli.

“Normal që është një problem por kemi lojtarë të tjerë dhe Hoxha është sulmues që mund të bëjë shumë mirë”, përfundoi Josa. /Insporti.com

-->