Jose Mourinho e lejon futbollistin e United të largohet !

Futboll 07 Maj 2018 12:00

Raportimet e shtypit italian, flasin për nj`zbutje të trajnerit të Manchester United, Jose Mourinho, për të cilin thuhet se është bindur për ta lëshuar njërin nga futbollistët e tij.

I përfolur mjaft kohëve të fundit, për pakënaqësinë e tij, për shkak të paraqitjeve më të rralla, francezi Anthony Martial, u tha se është shndërruar në synim të klubit italian, Juventus.

Mediet në Itali, së fundmi kanë raportuar se Mourinho ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin e 22 vjeçarit drejt Torinos.

Anthony Martial, fillimin e këtij sezoni e kishte filluar në formë të mirë, duke treguar disa paraqitje mbresëlënëse, mirëpo që nga ajo kohë, ka ngelur nën hijen e Alexis Sanchez, i cili që nga ardhja e tij në janar si këmbim me Arsenal, është shndërruar në opsionin e parë të Mourinhos, për krahun e majtë të sulmit.

Shumëkush mendon se largimi i një futbollisti me talentin dhe moshën që ka Martial, do të ishte një potez i gabuar, por Manchester United do të mund të tërhiqej nga shuma e parave, në rast se do të kishte ndonjë ofertë, e cila llogaritet si e vështirë për t’u refuzuar. /Insporti.com

-->