Jose Mourinho kapet mat ! (Foto)

Futboll 06 Prill 2018 11:14

Nesër zhvillohet ndeshja derbi në mes Manchester United dhe Manchester City në “Etihad” dhe në rast se “Cityzens” arrijnë të triumfojnë, atëherë mund të shpallen kampion në Premier League.

Për ta evituar këtë gjë, që City të shpallet kampion pikërisht duke e mposhtur United, trajneri i “Djajve të Kuq”, është përkujdesur personalisht që lojtarët e tij të jenë në formë optimale për përballjen e nesërme.

Ai është kapur nga fotografët anglez, teksa hynte në hotelin “Lowry” me suplemente proteinash për lojtarët e tij.

Portugezi është siguruar personalisht që lojtarët e tij të jenë në formë maksimale fizike për derbin e nesërm, duke i siguruar atyre lloje të ndryshme suplementesh, që ndihmojnë në shtimin e masës muskulore pas stërvitjes.

Ai mbante në dorë leucine, isoleucine dhe valin, që janë tre prej aminoacideve më të përhapura që trupi ka nevojë për të krijuar proteinën për riaftësimin sa më të shpejtë të muskujve. /Insporti.com

-->