Jose Mourinho komenton fitoren e madhe ndaj Atalantas
Futboll
18 Dhjetor 2021
19:54

Roma dominon në Bergamo duke e mposhtur Atalantan me rezultat 4-1, në një ndeshje ku skuadra e Jose Mourinhos shkëlqeu.
Pas ndeshjes foli trajneri, Jose Mourinho, i cili tha se kjo ishte Roma më e mirë e këtij sezoni.
“Roma më e mirë? Mendoj se po, tregova një shpirt fantastik. E dinim që nuk mund të kishim kontrollin total të ndeshjes kundër Atalantas, skuadra ishte vërtet e fortë nga të gjitha këndvështrimet”.
“Një gjë është të përmirësosh ekipin, një gjë është të bësh ndryshime urgjente. Duhet të rikuperojmë të lënduarit, por kjo lojë sjell mentalitet dhe lojtarët duhet ta kuptojnë këtë”, ka thënë portugezi.