Jose Mourinho pritet se do të blejë gjithandej

Futboll 01 Mars 2018 11:00

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, është duke u interesuar për disa lojtarë, kryesisht mesfushorë, anembanë ligave evropiane.

United pas këtij sezoni do të mbetet pa Michael Carrick, i cili është në vitin e tij të fundit tek “Djajtë e Kuq”, e po ashtu sipas gjitha gjasave edhe belgu Marouane Fellaini do të largohet.

Për këtë arsye, portugezi Mourinho është vënë në lëvizje duke kërkuar dhe vështruar gjithandej ligave evropiane për disa lojtarë kualitativ që i ka në mendje “I Veçanti”.

Ndër lojtarët më të përfolur, është mesfushori serb i Lazio-s, Sergej Milinkovic-Savic, i cili po ka paraqitje të jashtëzakonshme në Serie A. Por, po ashtu nga Italia, portugezi është duke e shikuar edhe lojtarin e Napoli-t. Jorginho.

Sipas shtypit italian, kjo dyshe thuhet se janë në listën e ngushtë të Manchester United, por serbi Milinkovic-Savic me mjaft interesim po përcillet edhe nga londinezët e Chelsea-t.

Disa opsione tjera që Manchester United po i konsideron në mesfushë, janë edhe Jean-Michel Seri i ekipit francez Nice, pastaj Victor Wanyama i Tottenham, kurse lojtari i ëndrrave i Mourinho-s, do të kishte qenë mesfushori gjerman i Real Madrid, Toni Kroos.

Sido që të jetë, vera tek skuadra e “Djajve të Kuq”, pritet të jetë mjaft e nxehtë dhe interesante, ku para të mëdha po bëhen gati për të joshur top lojtarë të ligave evropiane. /Insporti.com

-->