Jose Mourinho “zbarkon” në Itali – gati për të filluar aventurën e tij të dytë në Itali

Futboll 02 Korrik 2021 15:33

Jose Mourinho sapo ka arritur në Aeroportin e Romës.

Mourinho do të vazhdojë sfidën e tij tek Roma pas 10 vitesh kur ishte pjesë e Interit dhe fitoi tripletën me “Nerazzurrët”.

Ai u prit nga zyrtarët e klubit, ku i dhuruan një shall me ngjyrat “Giallorosse” dhe çantën e tij të punës.

Mourinho do ta fillojë punën nga 5 korriku në “Stadio Olimpico”, ku ndër të tjerash pritet edhe transferimi i Granit Xhakës dhe Rui Patricios

-->